Pajtohet Ramosaj, pezullohen punimet për rrugën Deçan-Plavë

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Në këtë takim siç bëjnë të ditur nga Zyra e Kryeministrit, Hoti e Ramosaj janë pajtuar që të pezullohen punimet për rrugën Deçan-Plavë.

Duke e vlerësuar edhe një herë rëndësinë e rrugës që lidh Deçanin me Plavën, përkatësisht Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi, kryeministri Hoti ritheksoi se duhet të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por, po ashtu, duhet të kihet parasysh edhe rëndësia e kësaj rruge për ekonominë dhe cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit dhe më gjerë. Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të dakorduar me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, kryeministri Hoti dhe kryetari Ramosaj u pajtuan që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se Hoti është shprehur se Qeveria është e përkushtuar t’i përkrahë komunave për realizimin e projekteve të tyre zhvillimore.

Back to top button