COVID-19 i mori jetën fizioterapistit të Kombëtares, Ylli Mihali

Sot ka vdekur fizioterapisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylli Mihali.
Lajmin pëe vdekjen e tij e ka bërë të ditur, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përmes një postimi në ”Facebook”.
Mihali ka vdekur si pasojë e COVID-19
”Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.
”Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë. Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe”, ka shkruar Duka në ”Facebook”.
Ndërkaq, të ndjerin e kanë kujtuar edhe disa sportistë, ndër ta, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi./21Media

Back to top button