Covid-19, më të prekurit personat nën 19 vjeç

Gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 4 mijë e 397 raste të reja me Covid-19. Numri më i madh i të infektuarve sot  i përket grupmushës 10 deri në 19 vjeçare, që bëhet fjalë për 1 mijë e 69 të infektuar.
Grupmosha tjetër më e prekur është ajo 40-49 vjeç me 798 raste të reja, kurse numri më i vogël i të infektuarve gjatë 24 orëve është mbi moshën 80 vjeçare, bëhet fjalë për 13 persona.

Rastet e reja dolën pas testimit të 16 mijë 307 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333. Në total numri i rasteve aktive është 25.458./21Media

Back to top button