COVID 19 në botë, mbi 760 mijë të vdekur

 

Ka arritur në mbi 20.9 milion numri i të infektuarve nga covid 19 në botë, ndërsa janë më shumë se 760 mijë të vdekur nga ky virus, sipas të dhënave të universitetit amerikan Xhons Hopkins. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i infektimeve ka shkuar në mbi 5.2 milionë, ndërsa të vdekur si pasojë e covid 19 atje numërohen mbi 167 mijë njerëz. Brazili vendi pas SHBA-së, raporton për mëse 3.2 milion të infektuar dhe mbi 105 mijë të vdekur nga koronavirusi. India që renditet në vend të tretë për nga numri i rasteve me covid 19, raporton për mbi 2.4 milion të infektuar, prej të cilëve mbi 55 mijë kanë vdekur.

Kryministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të zgjasë për 12 ditë tjera kufizimet e vëna për parandalim të përhapjes së koronavirusit, pasi numri i personave të infektuar është rritur në 29. “Ekzistojnë katër “nivele të alarmit” në Zelandën e Re, dhe Auklland është në nivelin e tretë nga dita e mërkurë. Arden ka thënë se pjesa tjerër e shtetit është në nivelin e dytë, dhe se të gjitha këto masa do të vazhdohen. Zelanda e Re kishte arritur ta ndalë me sukses përhapjen e koronavirusit, duke regjistruar 102 ditë pa asnjë të infektuar, para shpërthimit të rasteve të reja.

Në zhvillime tjera, Britania e Madhe e ka shtuar Francën në listën e shteteve të karantinës. Në vendim është thënë se udhëtarëve që kthehen nga Franca, Holanda, Monako, Malta dhe disa vende tjera, do t’iu duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore. Ky lajm vjen pasi kryeministri francez, Jean Castex, ka thënë se numri i të infektuarve është duke shkuar “ në drejtim të gabuar”.

Të enjen, Franca ka raportuar për 2,524 raste të reja me koronavirus në 24 orë, njëherësh shifrën më të lartë prej lehtësimit të masave të kufizimit në muajin maj. Franca ka paralajmëruar se do marrë “masa reciproke”./21Media

Back to top button