COVID-19, nuk rekomandohen masa kufizuese, apelohet për kujdes
Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse në mbledhjen e sotme shqyrtoi situatën aktuale epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut dhe u konstatua se ka rritje të rasteve të reja me COVID-19. Është konstatuar se Maqedonia ndodhet në zonë të gjelbër me ambiente të mjaftueshme për kujdesin e pacientëve me COVID-19.
Përndryshe rritja e numrit të rasteve të reja është 79,9%. Për momentin, Komisioni nuk rekomandon masa shtesë kufizuese dhe apelon që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre, të shmangin vizitat në hapësira të mbyllura dhe të pa ajrosura, përveç rasteve kur një gjë e tillë është urgjente dhe në ato raste rekomandohet vendosja e maskës mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës./TV21