Covid-19, sërish izolohet Wuhani

Qytetet kineze nga Wuhan në Kinën qendrore deri në Xining në veriperëndim po vendosin kufizimet kundër COVID-19, në përpjekje për ta ndaluar përhapjen e virusit.
Kina të enjten raportoi ditën e tretë radhazi me mbi 1000 raste pozitive me koronavirus.
Wuhani, zona e parë në botë ku shpërtheu COVID-i, raportoi 20-25 të infektuar përgjatë javës. Autoritetet lokale urdhëruan mbi 800,000 persona në një distrikt të qëndronin nëpër shtëpia deri më 30 tetor, raportoi The Guardian.
Wuhani suspendoi shitjen e mishit të derrit në disa pjesë të qytetit, me arsyetimin se një rast pozitiv ishte lidhur me zinxhirin furnizues.
Rastet me koronavirus në Kinë kanë qenë të ulëta sipas standardeve globale, por masat e saj ultra të rrepta të kontrollit kundër variantit shumë të transmetueshëm, Omicron, kanë rënduar rëndë ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kanë tronditur tregjet financiare.
Të tjera qytete në Kinë po ashtu kanë futur në fuqi kufizime të reja këtë javë./21Media

Back to top button