16 raste të reja me Covid-19

16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, në 576 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu bëhet e ditur se 35 qytetarë janë shëruar gjatë kësaj periudhe kohore, duke e çuar në 224. 859 numrin e të shëruarve në vend.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.435 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media
 

Back to top button