Covid: Në Vietnam një variant i ri “britaniko-indian”!

 

 

Vietnami ka zbuluar një variant të ri Covid, që duket të jetë një kombinim i versioneve “indiane” dhe “britanike” , por që mund të zgjerohet shpejt përmes ajri, kanë thënë zyrtarët e shëndetësisë së këtij vendi.

Ministri Vietnamez i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long e përshkroi mutacionin e fundit të shtunën si “shumë të rrezikshëm”.

Viruset vazhdimisht pësojnë mutacione dhe shumica e varianteve nuk janë aq me rëndësi, por disa mund ta bëjnë virusin më ngjitës.

Që kur Covid-19 u identifikua për herë të parë në janar 2020, janë zbuluar mijëra  mutacione.

“Vietnami ka zbuluar një variant të ri të Covid-19 që ndërthur karakteristikat e dy varianteve ekzistuese, që u gjetën për herë të parë në Indi dhe më pastaj në Mbretërinë e Bashkuar,” tha Z. Nguyen në një takim qeveritar, rapirton agjencia e lajmeve Reuters.

Z. Nguyen ka thënë se varianti i ri hibrid është më i lëvizshëm se versionet e njohura më parë, veçanërisht në ajër. Ai tha se ai u zbulua pasi filluan testet te pacientët e sapo zbuluar, raportoi gazeta në internet VnExpress.

Ai shtoi se kodi gjenetik i virusit do të jetë në dispozicion së shpejti.

Kërkimet sugjerojnë që vaksinat, të tilla si injeksionet Pfizer dhe AstraZenec, janë shumë të efektshme kundër variantit indian pas dy dozave, por mbrojtja nga një dozë e vetme duket se zvogëlohet.

Nuk ka asnjë provë që ndonjë mutacion i koronavirusit shkakton sëmundje shumë më serioze për shumicën dërrmuese të njerëzve.

Ashtu si me versionin origjinal, rreziku është ende më i madh për njerëzit e moshuar ose ata me një gjendje më të rëndë shëndetësore.

Por, një virus që është më ngjitës dhe po aq i rrezikshëm do të ngris numrin e vdekjeve te popullata e pavaksinuar. /E.D-21Media

Back to top button