”Thikat e mia” fiton ”Këngën Magjike”

 

Çmimin kryesor të festivalit ”Kënga Magjike 2021” e rrëmbeu kënga ”Thikat e mia” e kënduar nga Alban Ramosaj.

Këngëtari jo vetëm që ofroi atmosferë të mrekullueshme më këngën, por mori vëmendje edhe me paraqitjen skenike.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, “Kënga Magjike” këtë vit veç çmimit kryesor kishte vetëm 2 çmime: Best New Artist, të cilin e mori Urban Band me këngën “Edhe një natë”,  Best International Artist fituese e të cilit ishte këngëtarja Nutsa me këngën “We are one”.

Ky është edicioni i 22-të i festivalit, i cili u transmetua edhe në ekranin RTV21. /21Media

Back to top button