Cramon reagon pas zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet

Pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet për hyrje-dalje ka reaguar edhe raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ajo tha se është mirë të shohësh se si Kurti po u qaset qytetarëve në veri të Kosovë në mënyrë transparente.
Sipas raportueses për Kosovë në Parlamentin Evropian vetëm në këtë formë ndërtohet besimi i ndërsjellë në të gjithë Kosovën.
“Është mirë të shohësh se si kryeministri Kurti po u qaset njerëzve në veri të Kosovës në mënyrë transparente. Ne të gjithë duhet të komunikojmë me qytetarët tanë për të zvogëluar boshllëqet në shoqëri por edhe për të zvogëluar sfidat ndëretnike. Vetëm kështu ne mund të ndërtojmë besim të ndërsjellë në të gjithë Kosovën”, Cramon ka shkruar në Twitter.


Që nga mesnata e mbrëmshme në mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur zbatimi i marrëveshjes për dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e të dyja shteteve.
Në të gjitha pikat kufitare me Serbinë situata raportohet se është duke shkuar normalisht./21Media

Back to top button