Vuçiq: Do të punojmë me zell për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Serbisë

Në paraqitjen e tij nga Panairi i Verës në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se “Ballkani i Hapur” sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët.
“Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë. Nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm të mira. Ne do të punojmë më me zell, më fort për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Serbisë uroj ta shijoni këtë nismë”, tha Vuçiq./TV21

Back to top button