Cremonese eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Në Kupën e Italisë ka ndodhur një befasi e dorës së parë. Kjo pasi Cremonese e ka eliminuar Romën në çerekfinale duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”.
Nga një gol në secilën pjesë nga ana e mysafirëve mjaftuar për t’i dhënë goditjen fatale skuadrës së drejtuar nga trajneri Jose Mourinho.
Dessers i dha epërsinë Cremoneses pas 28’ minutave lojë, rezultat me të cilin skuadrat edhe shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Por, edhe pjesa e dytë nisi shumë keq për romakët pas mbrojtësi turk Zeki Celik shënoi autogol për ta dyfishuar epërsinë e mysafirëve. Megjithatë, Roma nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë me golin e Bleottit në minutën e 90’, por gjithçka ishte shumë e vonshme për ta barazuar rezultatin.
Kështu Cremonese siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, aty ku do të ballafaqohet me Fiorentinën e cila në këtë fazë e eliminoi Torinon me rezultat 2-1.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?