Kaloni te përmbajtja kryesore

Barça merr tri pikë të reja dhe ruan distancën me Realin

Barcelona ka regjistruar fitoren e katër radhazi duke e mposhtur Real Betisin me rezultat 2-1 si mysafir, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për xhiron e 19-të në La Ligan spanjolle.
Skuadra e Xavit nuk e pati fare të lehtë të arkëtonte tri pikë të reja, derisa të tre golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë.
Goli i parë erdhi në minutën e 65’ kur Raphinha kaloi katalanasit në epërsi, ndërsa dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Robert Lewandowski realizoi për 2-0.
Për t’i bërë më interesante minutat e fundit të ndeshjes u përkujdes Kounde i cili shënoi autogol, por Betisi nuk arriti të bënte më shumë për ta shmangur një tjetër humbje.
Me këtë fitore, Barça shkon ën kuotën e 50 pikë, tetë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë por që skuadra e Ancelottit ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Real Betisi pozicionohet në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button