Kaloni te përmbajtja kryesore

Cunami godet Indonezinë, mbi 168 të vdekur

Qindra të tjerë mbetën të lënduar

Të paktën 168 persona kanë humbur jetën dhe 745 të tjerë janë lënduar pasi një cunam goditi bregun në Sunda Strait të Indonezisë, thonë zyrtarët qeveritarë.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Indonezisë thotë se qindra ndërtesa u dëmtuan nga cunami i së shtunës.

Sipas kësaj agjencie shkaku i mundshëm i cunamit ishte rrëshqitje të dheut në det, pas shpërthimit të vullkanit Krakatoa, transmeton rtv21.tv.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive paralajmëroi se numri i të vdekurve pas cunamit, që goditi të shtunën rreth orës 21:30 të kohës lokale ka gjasa të rritet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button