Trump: Ne kemi qëndruar për 7 vjet në Siri, në vend të 3 muajve
Pas vendimit per terheqjen e trupave amerikane nga Siria
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se ushtria amerikane do të kthehet në shtëpi nga Siria, pas shtatë vjetësh qëndrimi, ku duhej të qëndronte vetëm tre muaj.
“Kur u bëra president, Shteti Islam ishte duke u shkatërruar, dhe tani ID është mposhtur gjerësisht, dhe vendet e tjera aty pranë, përfshirë Turqinë, duhet të jenë në gjendje të kujdesen për atë që ka mbetur”, ka shkruar Trump në Twitter.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?