Daçiq: As sot s’do të mbahet seanca e KS të OKB-së për bombardimin e NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se as sot nuk do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

Siç raporton N1, Daçiq para gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se Rusia ka kërkuar një seancë dhe se Japonia e ka caktuar atë seancë për sot.

“Unë isha gati të largohesha sot në mëngjes, por Franca njoftoi se do të kërkojë sërish votim procedural, kështu që seanca ndoshta nuk do të mbahet as sot dhe nuk e dimë nëse do të mbahet fare”, tha Daçiq.

Au shtoi se Franca është më këmbëngulëse për të mos e mbajtur atë seancë.

Back to top button