Meta i shkon te shtëpia liderit demokrat: Moj Serbi, murin ta prisha se më thonë Sali Berisha

Ilir Meta, tashmë presidenti i Partisë së Lirisë, i ka shkuar te shtëpia Sali Berishës i cili ndodhet nën arrest shtëpiak nga SPAK prej javësh tashmë.

Nga foltorja, Meta tha se Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës dhe se si doli kundër shpopullimit të Shqipërisë.

Meta: Përshëndetje të gjithë demokratëve, të gjithë opozitarëve, të gjithë shqiptarëve. Moj Serbi, murin ta prisha se më thonë Sali Berisha. Po, Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës. Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë. Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik.

Ata kujtojnë se kanë izoluar Sali Berishën, por ata e kanë ndihmuar Sali Berishën, i kanë dhënë një podium më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe me Zotin që t’u flasë shqiptarëve më kthjellët. Adenauer ka thënë të gjithë jetojmë në të njëjtin qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont. Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës e kanë ngjitur lart dhe shikon shumë më tepër se ne që jemi këtu poshtë. Janë të shumtë ata që thonë se pse nuk ka ardhur Ilir Meta këtu ku vijnë shqiptarët dhe patriotët.

Back to top button