Daçiq: Pa Rusinë, si do ta mbrojmë Kosovën

“Interesi primar i Serbisë është të ruajë integritetin e saj territorial dhe sovranitetin, dhe pa Rusinë, zor që Serbia mund ta ruajë pozicionin e saj në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Ivica Daçiq, lider i Partisë Socialiste të Serbisë.
Daçiq ka thënë se nëse Moska është krah Beogradit, Rusia mund të vërë veto dhe të bllokojë hyrjen e Kosovës në OKB.

“Ne duhet të shmangim qasjen iracionale dhe emotive për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të tërhiqemi për Kosovën, duhet t’i vëmë sanksione Rusisë. Por nëse s’jemi gati, s’mund ta bëjmë. Si do ta mbrojmë Kosovën pa një aleat? Nuk kam vënë re se ‘kemi fituar aleat të ri’. Sanksionet ndaj Rusisë nuk do ta dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia ‘u mbijetoi’ sanksioneve të Malit të Zi, e do t’u mbijetonte edhe atyre të Serbisë”, ka thënë Daçiq për  “Tanjugun”.
Duke folur për moslejimin e organizimit të zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, Daçiqi ka thënë se “nëse Perëndimi s’mund të bëjë asgjë kundër Kurtit, si mund të bëjë Serbia?”./21Media
 
Back to top button