Kaloni te përmbajtja kryesore

Daçiq: Serbia e propozoi “Ballkanin e Hapur”, kundërshtarët po i pengon kjo

Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq e ka pranuar se Serbia është iniciatore e nismës rajonale “Ballkani i hapur”, ndërkohë që ka thënë se kjo po i pengon kundërshtarët e kësaj iniciative.
Daçiq ka thënë për mediat serbe se duhet kohë për integrim në Bashkimin Evropian, derisa ka shtuar se iniciativa “Ballkani i hapur” nuk është liga e dytë e BE-së.
Sipas tij, “Ballkani i hapur” është përpjekje për të marrë masa dhe për të aprovuar kriteret evropiane, pavarësisht nëse janë ose jo pjesë e BE-së.
“Këtu [tek Ballkani i hapur] është implementimi i principeve dhe ideve të BE-së të cilat janë liria e lëvizjes e njerëzve dhe kapitalit, fuqisë punëtore, të gjitha këto në interes të qytetarëve të zakonshëm, kështu që mendoj se kjo është një ide që mund t’i pengojë vetëm ata që janë kundër ideve të tilla të bashkëpunimit në përgjithësi, të cilat tashmë janë për konflikte dhe kërkimit të kundërshtimeve të ndryshme sesa të nevojës për të jetuar së bashku, dhe për këtë mendoj që pikërisht kjo vlerë, vlera e idesë që ajo mund mbledhë shumë vendet kombe dhe kundërshtarët e kësaj ideje janë më shumë kundërshtarët e Serbisë sesa kundërshtarë të kësaj ideje, atyre ju pengon që Serbia këtë e ka propozuar, dhe ju pengon që Serbia është mjaftë e fortë që mund të paraqitet si vendi udhëheqës në rajon”, tha ai./kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button