Daçiq takohet me Lavrovin në Moskë, bisedon edhe për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sot ka zhvilluar një takim me homologun rus Sergej Lavrov në Moskë, ku ndër të tjera ka folur edhe për Kosovën.

Daçiq në një prononcim për media ka thënë se në mesin e temave të diskutuara me Lavrov po ashtu tha se ka biseduar edhe për Kosovën dhe e ka falënderuar Rusinë për “çasje të prerë dhe parimore” lidhur me këtë çështje, transmeton “Tanjug”.

“Arsye e këtij takimi është se luhet ndeshja miqësore e futbollit mes Rusisë dhe Serbisë, dhe në komunikimet që kam pasur me ministrin Lavrov për çështjen e Këshillit të Sigurimit lidhur me Kosovën ai më ftoi të shikojmë ndeshjen së bashku dhe unë erdha këtu me ftesën e tij”, tha Daçiq.

Back to top button