Dafina Dauti tregon si e linte shkollën nga malli për lopën

Këngëtarja Dafina Dauti ishte e ftuar në emisionin “In&Out në RTV 21 ku ndau tregime interesante nga jeta e saj.

E një rrëfim i adoleshencës, ishte më se i veçantë. Dafina deri sa ishte nxënëse në shkollë të mesme në Prishtinë, jetonte larg familjes së saj. E përveç mallit për familjen ajo kishte edhe një peng, shkruan portali rtv21.tv

Si 15 vjeçare ajo shkonte dy herë në javë për vizitë në shtëpinë e saj, dhe siç tregoi vet Dafina e liruar nga çdo kompleks, vizitat e saj të shpeshta i kishin rënë në sy familjarëve të saj, veçanërisht babait. Ky i fundit duke menduar se e bija po mërzitej për anëtarët e shtëpisë, i thotë asaj se duhet të fokusohej në shkollim e t’i rrallonte vizitat e shpeshta.

Por, Dafina duke qeshur tregon se përveç mallit për familjarët ajo mërzitej shumë për lopën e saj dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse shkonte shpesh në shtëpi./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by In and Out (@inandout.rtv21)

Back to top button