Dafina e Arilena, një javë larg publikimit të “Thirr policinë”

Këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Arilena Ara, kanë bërë të ditur se javën që vjen do të publikohet projekti i shumëpritur “Thirr policinë”.

Ky është dueti i parë i dyshes, ndërkohë që është një projekt i cili është paralajmëruar shumë kohë më parë.

Kujtojmë se, kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të Arilenës “PopArt” në të cilin është duke punuar tashmë një kohë të gjatë dhe që i njëjti është shumë afër finalizimit.

Ndërkaq, projekti i fundit i publikuar nga Dafina është “Llafe llafe”, në bashkëpunim me Lyrical Son./21Media

Back to top button