Dafina Zeqiri dhe Yll Limani me projekt të ri

Shumë shpejt do të publikohet një projekt i ri muzikor nga Dafina Zeqiri dhe Yll Limani.

Kështu paralajmëruan dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kaje” titullohet kënga e re nga Dafina dhe Ylli. Dyshja nuk ka ndarë më shumë detaje rreth projektit.

Ky nuk do është bashkëpunimi i parë i tyre.

“Mos shko” një projekt që është publikuar në dhjetor të 2020, ishte shumë i suksesshëm për Dafinën dhe Yllin. Kënga numëron mbi 18 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button