Dafina Zeqiri publikoi këngën e re “Karma”
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar një këngë të re që është pjesë e albumit “Dafinë moj” që pritet të publikohet së shpejti.
Kënga titullohet “Karma” dhe fillimisht është lansuar në platformën Spotify.
“Psst… kënga ime e re Karma është publikuar…tregoi mikut”, ka shkruar Dafina krahas fotografive që ka publikuar në Instagram.
View this post on Instagram
Albumi “Dafinë moj” mund të para-porositet, ndërsa të gjitha të hollat që do të mbledhen nga shitja fizike e albumit “Dafinë Moj”, do t’i dhurohen Shoqatës së Autizmit në Prishtinë dhe degëve në Lipjan, Podujevë e Prizren./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?