Kaloni te përmbajtja kryesore

DailyMail me një shkrim për Dua Lipën, e cila u shpall Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja

Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në një ceremoni të mbajtur të premten në Zyrën e Presidentes në Prishtinë.
Këngëtarja, 26 vjeçe, ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë, por pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në shtetin ballkanik, ka shkruar DailyMail.
Dua u shpërngul në Prishtinë me familjen e saj pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por u kthye në Londër në moshën 15-vjeçare për të ndjekur një karrierë në muzikë.
Ylli i muzikës pop tha se ishte një ‘nder dhe privilegj’ të përfaqësonte vendin e saj dhe premtoi se do të përdorte platformën e saj për të ‘bërë ndryshim’ për kombin e pavarur.

Ajo u shfaq në rrjetet sociale të dielën për të ndarë foto nga ceremonia teksa u nderua nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu para prindërve të saj krenarë Anesa dhe Dukagjin, shkruan tutje DailyMail.


Dua krahas imazheve shtoi: “Dje pasdite më është dhënë titulli Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja jonë”.
“Është një nder dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne po lëmë gjurmët tona dhe të bëjmë një ndryshim”.
“Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për ëndrra të mëdha. Faleminderit Kosovë”, ka thënë Dua Lipa.
Këngëtarja u falënderua nga presidentja që po ‘vazhdon ta nderojë’ vendin sa herë që ajo bën një dalje publike.

Presidentja ndau gjithashtu një foto të ëmbël të vajzave të saj binjake, Dua dhe Anda, teksa takohen me këngëtaren, ndërsa e lavdëroi atë për se është “një frymëzim dhe model për vajzat në të gjithë botën”.


Ndryshe, mbrëmë është mbajtur nata e fundit e festivalit të muzikës “Sunny Hill”, në Prishtinë.
“Sunny Hill”, u mbajt për katër ditë radhazi në Parkun e Gërmisë.
Përgjatë këtyre netëve, pati performanca nga ma të ndryshmet nisur nga yjet botëror dhe nga artistë shqiptarë.
Dua këndoi në natën e parë të “Sunny Hill”, për të vazhduar më pas me J Balvin, Skepta, Aj Tracey, Skepta dhe Diplo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button