​Daja vlerëson lart Dinamon, zbulon edhe se një lojtar i Ballkani është ftuar te Kosova

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja ka folur në konferencë për media para ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër Dinamo Zagrebit që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:45.

Ai vlerësoi lartë skuadra kroate për cilësitë që posedon në ekip, pro tha se shpreson që Ballkani ta përballojnë me sukses nivelin e tyre.

“Një ekip si Dinamo e Zagrebit sigurisht që ka njëfarë hierarkie për sa i përket cilësisë së lojtarëve dhe në ndeshjen e fundit kundër Hajdukut është dëmtuar numri nëntë, lojtari kryesor i sulmit të Dinamos por që me kontingjentin që ka Dinamo besoj që mungesa e një lojtari nuk është që ndikon shumë për arsye se është golashënuesi i ekipit…Shpresoj që ka një kontingjent që mund ta përballojmë mirë mungesën e një apo dy e më shumë lojtarëve sepse nga ato që kemi parë, edhe ata që kanë hyrë si zëvendësues kanë qenë lojtarë gati të të njëjtit nivel me ata që startojnë në 110shen e parë.”, tha Daja.

Ai shtoi se Dinamo është ndër rivalët më të vështirë me të cilët është përballur Ballkani deri më tani.

“Secili kundërshtar është i vështirë, pavarësisht nga emri por që në këto nivele çdo kundërshtar është i vështirë. Besoj që është nga kundërshtarët më të vështirë që kemi pasur me Ballkanin, personalisht e ka pasur kundërshtar edhe me Skënderbeun, por që hun tek ata kundërshtarët që në ato përplasjet që kemi pasur ne hyn nga pjesa e atyre dy apo tre më të vështirave që kemi luajtur.”, theksoi Daja.

Përkundër nivelit të lartë të kundërshtarit, Daja tha se Ballkani nuk do ta ndryshojë stilin e lojës që e kanë luajtur deri më tani.

“Kur themi se do të luajmë në sulm nuk do të thotë që kemi harruar repartin e mbrojtjes, por ne kemi një stil tonin, ndoshta nuk e ndryshojmë dot brenda një jave sepse janë disa gjëra të automatizuara… Ne do të luajmë si Ballkani që ka luajtur gjatë gjithë kohës dhe është përplasur ballazi me çdo kundërshtar, pra jemi mbrojtur aty ku duhet mbrojtur dhe kemi sulmuar aty ku duhet sulmuar, pra kemi qenë një ekip fleksibil.”, shtoi Daja.

Tutje, duke folur për ftesën që Mali i Zi i ka bërë Edvin Kuçit, Daja zbuloi se edhe një tjetër lojtar i Ballkani është ftuar nga Kosova.

“Në dijeninë time është edhe një tjetër që është ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës. Neve na vjen mirë që lojtarët tanë po ftohen nga ekipet kombëtare qoftë edhe jashtë Kosovës sepse dihet që Kuçi është një shtetas i Malit të Zi dhe është ftuar nga Kombëtarja e Malit të Zi. Besoj që është ftuar edhe një tjetër lojtar që unë nuk mund ta bëjë publike deri në momentin që klubi nuk do ta zyrtarizojë ftesën.”, zbuloi Daja.

Ndërsa mesfushori Qëndrim Zyba theksoi se janë përgatitur maksimalisht që nesër kundër Dinamos të marrin një rezultat pozitiv.

“Me të vërtetë është një ndeshje shumë e vështirë dhe ne duke e ditur rëndësinë e ndeshjes, jo vetëm këtë ndeshje por të gjitha, e kemi motivimin maksimal dhe ne do të japim gjithçka nga vetja që të marrim rezultat pozitiv në këtë ndeshje. E dimë që Dinamo Zagrebi ka një super-skuadër dhe ka luajtur për shumë vite në Champions, në Ligën e Evropës dhe tani në Ligën e Konferencës dhe ne shpresojmë që me ndihmën e tifozëve të bëjmë super-paraqitje dhe të marrim një rezultat pozitiv.”, theksoi Zyba.

Ballkani dhe Dinamo Zagrebi janë pjesë e grupit C të Ligës së Konferencës.

Back to top button