Haxhiu deklarohet pas gjetjes së mbetjeve mortore në Bishtazhin

Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX-i, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë aktiviteteve gërmuese në lokacionin Bishtazhin të Gjakovës, kanë gjetur mbetjet skeletore që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Lidhur me këtë ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet shtoi se skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore me qëllim të identifikimit të tyre, transmeton klankosova.tv

“Lokacioni në Bishtazhin ka qenë varrezë masive primare ku kanë qenë të varrosur viktimat nga Gjakova me rrethinë, të cilët gjatë pranverës së vitit 1999 janë zhvarrosur dhe dërguar në varreza masive në territorin e Serbisë ku edhe janë gjetur shumica prej tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Back to top button