Daka: E drejta e votës nuk do t’i mohohet as atyre që nuk u lajmëruan në telefon

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të rëndësishëm për aplikuesit nga jashtë vendit të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, por të cilët akoma nuk janë telefonuar për verifikim nga KQZ-ja.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se e drejta kushtetuese për të votuar nuk do t’i mohohet askujt, ndërsa falënderoi disaporën për interesimin e jashtëzakonshëm për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Daka bëri të ditur se më shumë se 80 mijë persona janë lajmëruar në telefon, por e drejta e votës nuk do t’i mohohet askujt, as atyre që nuk janë lajmëruar në telefon.

Po ashtu u bë e ditur se janë 102 mijë e 100 votues jashtë vendit./21Media

Back to top button