Daka e Lumezi takohen për parandalimin e keqpërdorimit të votës

 

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sot priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, me të cilin diskutoi për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të mbahen 14 shkurt 2021.

Daka, siç informoi KQZ, vlerësoi bashkëpunimin në proceset e kaluara me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të votës dhe theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Ndërsa, kryprokurori Aleksandër Lumezi e njoftoi kryetaren e KQZ-së se Prokuroria e Shtetit do të angazhohet në këto zgjedhje, ashtu si në të kaluarën, për mbrojtjen e votës.

Ai bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit do të angazhojë një numër të caktuar prokurorësh, të cilët do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore në bazë të kompetencave dhe Ligjit./21Media

Back to top button