Liderët njëzëri kërkojnë drejtësi për Reçakun

 

 

Në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut, liderët politikë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se iktimat e masakrës së Reçakut nuk do të prehen të qetë asnjëherë, derisa kryerësit e masakrës të marrin dënimin e merituar. Sipas tij, drejtësia ndonjëherë vonon, por do të vendoset.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nga Reçaku, kanë thënë se pa u vendosur drejtësia për krimet e Serbisë në Kosovë, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme.

Dy liderët që edhe garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë kërkuar vendosjen e drejtësisë për masakrën e Reçakut.

Osmani ka theksuar se për këto krime nuk është kurrë vonë për t’ia paraqit botës, pasi Serbia ende ka një mendje gjenocidale.

Nërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se liria e Kosovës e ka emrin e masakrës së Prekazit dhe Reçakut.

Liria ka emër, e ka Prekazin, e ka Reçakun, i ka varret dhe vuajtjet e dhimbjet e atyre që më të dashurit i kanë themel të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se maskara e Reçakut e ka lëvizur ndërgjegjen e botës për të intervenuar në Kosovë.

Ai ka theksuar se askush nuk e ka menduar që 21 vjet pas kësaj ngjarje do të jenë pa ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në shënim të 22 vjetorit të kësaj masakre.

Ai ka thënë se masakra e Reçakut vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë./21Media

 

 

 

Back to top button