Dakota Johnson së shpejti në filmin e ri ”Cha Cha Real Smooth”

Aktorja, Dakota Johnson do të luajë në filmin e saj të ri me titull ”Cha Cha Real Smooth”.
Siç raporton ”Bazaar”, filmi premierën e shënoi në festivalin ndërkombëtar të filmit ”Sundance”.

Tashmë janë publikuar pamjet e para të filmit i cili e rrëfen historinë e një 22-vjeçari të quajtur, Andrew. Ai është një i ri i cili sapo e ka përfunduar kolegjin dhe e gjen veten duke u rikthyer për të jetuar me prindërit. Duke mos pasur ide se si duhet të duket jeta e tij në të ardhmen, Andrew vendos të fokusohet në të vetmen gjë që di ta bëjë më së miri, që është ndezja e atmosferës nëpër ndeja.
Në një ngjarje familjare ai e takon një vajzë tinejxherë me autizëm, Lola dhe nënë e saj, Domino dhe gradualisht përfundon duke krijuar shoqëri me to, madje edhe duke rënë në dashuri me nënë e sapo fejuar.
Projekti i ardhshëm kinematografik vjen me regji dhe skenar të shkruar nga Cooper Raiff i cili po ashtu e luanë rolin e protagonistit, Andrew. Krahas tij dhe Johnsonit, në film luajnë edhe yjet, Leslie Mann, Brad Garrett, Odeya Rush, Raúl Castillo dhe Colton Osorio./21Media
Back to top button