Kaloni te përmbajtja kryesore

Daku largohet nga Osijek

Mirlind Daku është larguar nga klubi kroat, Osijek dhe ka kaluar te skuadra sllovene, Mura.
Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e lëshuar nga klubi, Mura që bën gara në elitën e futbollit në Slloveni.
“Mirlind Daku është lojtar i ri i Muras. Sulmuesi nga Kosova do të jetë në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës këtë edicion luajti në 12 ndeshje për Osijekun, duke shënuar tre gola./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button