Daku me mesazh: 2 ndeshje, për misionin e ëmbël

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë këtë muaj dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00 Shqipëria luan si mysafire e Moldavisë, kurse më 20 nëntor “kuqezinjtë” presin në “Air Albania” Ishujt Faroe.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho e bëri sot publike listën e lojtarëve të grumbulluar, ku pjesë e saj ishte edhe sulmuesi Mirlind Daku.

Ky i fundit, pas publikimit të listës së Sylvinhos, ka edhe një mesazh.

“2 ndeshje, për misionin e ëmbël”, shkroi Daku në “Facebook”.

Back to top button