“Dale” arriti rreth 16 milionë klikime

Bashkëpunimi i artistëve të njohur kosovarë, Ledri Vulës, Kidës dhe Butrint Imerit po pëlqehet në masë të madhe nga publiku. Kjo po shihet nga klikimet e shumta që projekti “Dale” ka marrë për rreth dy javë, që nga publikimi.
Kënga është publikuar më 3 korrik dhe deri tani në Youtube ka marrë 15 milionë e 928 mijë e 95 klikime, shkruan rtv21.tv
Teksti i këngës “Dale” është shkruar nga Butrinti, Ledri dhe Bardhi, ndërsa për muzikën është përkujdesur Çelik Lipa (SBS Ent.)
Ndërkaq, videoklipi është realizuar nga Entermedia./21Media

Back to top button