Dalin në shitje biletat për “EURO 2024”

UEFA ka njoftuar se të gjithë të interesuatrit për të parë nga afër ndeshjet e “Euro24” tashmë mund t’i blejnë biletat online.

Të gjihë të innteresuarit mund t’i blejnë biletat e tyre në faqen zyrtare të UEFA.com përmes linkut: https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/

Vlenë të theksohet se biletat për ndeshjen e Kombëtares Shqiptare dhe të gjitha të tjerat do të shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s.

Ndërsa për të mundësuar blerjen e një bilete tifozëve u këkrohet që të krjojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare.

Regjistrimi ka nisur dhe do të jetë i hapur deri më 12 dhjetor 2023.

Ndërsa në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, Kombëtarja e Shqipërisë u bë pjesë e grupit B dhe do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Për mënyrën se si të regjistroheni dhe si të krijoni llogarinë tuaj në UEFA: https://fshf.org/sq/finalet-e-euro-gjermani-2024-informacioni-qe-duhet-te-dine-tifozet-shqiptare-per-tu-pajisur-me-bileta/

Back to top button