Dalin në shitje biletat për ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur që ka filluar procesi i shitjes së biletave për ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës.
Ndeshja mes Kombëtares së Suedisë dhe asaj të Kosovës do të zhvillohet me datën 9 tetor në stadiumin “Friends Arena” në Solna, dhe është e vlefshme për Grupin B të fazës kualifikuese drejt Botërorit “Katar 2022”.
Tanimë, Federata e Futbollit të Suedisë i ka hedhur në shitje biletat për sektorin mysafirë, në këtë rast për tifozët e Kombëtares së Kosovës.

Back to top button