Dalin para gjykatës për 8 mijë eurot e grabitura në vitin 2013

Ngriten aktakuzë për dy të dyshuar

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë për grabitje ndaj dy të pandehurve, Xh.D dhe Xh.B.

Sipas aktakuzës, dy të dyshuarit në nëntor të vitit 2013, rreth orës 02:00 të mëngjesit në Pejë, në koordinim me të pandehurin I.I (ndaj të cilit është lëshuar fletrreshtim ndërkombëtar), duke vepruar si grup dhe me armë kanë sulmuar dy persona, G.Sh dhe I.H, për arsye se e kishin ditur që njëri nga ta kishte në posedim një shumë të konsiderueshme të parave. I pandehuri I.I, kishte qenë brenda në lokal dhe i kishte lajmëruar këta të fundit të hyjnë brenda lokalit të maskuar dhe fillimisht e kishin qëlluar me armë viktimën I.H, dhe nga gjepi ia kishin marrë 8 mijë euro. Më pas, ata ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen  fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button