Haradinaj rreth grevës në arsim: Qeveria s’ka më përgjigje…

Haradinaj ka thënë se tani është vendimi te Sindikata

Greva në sektorin e arsimit ka hyrë në javën e dytë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka thënë se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës së mësimdhënësve do të kompensohen. Mes tjerash, ligji për pagat ka thënë se do të kalojë deri me datën 31 të këtij muaji.

Edhe sot, gjatë vizitës së tij në kompaninë “Fox Marble”, Haradinaj e ka përsëritur këtë qëndrim, duke thënë se orët do të kompensohen dhe fëmijët nuk mund të mbesin pa mësimin e duhur. Haradinaj ka shtuar se Qeveria ka kryer detyrën e vetë.

“Qeveria e ka kryer me përgjegjësinë më të madhe detyrën e vetë, në rrethanat më reale, me sinqeritetin më të madh, s’di si me i dhanë naj koment ose naj përgjigje tjetër, tani është vendimi te Sindikata, te këshilli i grevistëve, te sindikatorët. Por, e vërteta është që duhet me u kompensu orët, nuk bën me i lanë fëmijët pa mësimin e duhur, pa u kompensu.”, ka thënë Haradinaj.

Nga 14 janari të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve janë në grevë dhe greva sipas SBASHK-ut pritet të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre./21Media

Back to top button