Dalin rezultatet e analizave për helmimin e disa nxënësve në Lipjan

Më datë 6 nëntor ishte raportuar se disa nxënës të shkollës së mesme në Shalë të Lipjanit ishin helmuar, pasi kishin konsumuar ushqim në një ‘Fast Food’.
Sipas Policisë së Kosovës, AVUK – kishte marrë mostrat dhe i kishte dërguar ato për analiza.
Më datë 29 dhjetor, kanë arritur mostrat, të njëjtat kanë rezultuar pozitive.
Polica në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button