Dalin shtesat për mësimdhënësit

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës informoi se sot së bashku me pagën e muajit është ekzekutuar edhe shuma bruto prej 100 eurove.

“Sot janë ekzekutuar pagat e muajit shkurt 2021 e së bashku me të edhe shtesa në shumën bruto 100 euro për këtë muaj, e cila shtesë pas ndalesës të kontributit pensional 5% (5 euro) si dhe pagesës së tatimit të pagës 10% (9.5 euro), shtesa neto është 85.5 euro.”, bëri të ditur SBASHK përmes një postimi.

Sipas vendimit të Qeverisë, mësimdhënësit për 2 muaj do të marrin shtesat prej 100 eurove ./21Media

Back to top button