“DAM Festival” sonte nis edicionin e 16-të

Festivali ndërkombëtar i muzikës “DAM Festival”, do të nis sonte edicionin e tij të 16-të.
Sipas një njoftimi zyrtar të Festivalit, të gjitha koncertet do të fillojnë në orën 19:00.
Filluar nga sonte(11 nëntor), programi i “DAM” do të zgjasë deri më 26 nëntor.
Gjithashtu, është publikuar edhe planprogrami i netëve në vazhdim që do shënojnë këtë edicion të 16-të.

Kjo seri koncertesh vjen pas organizimit të Garës së 2-të Kompozitorëve të Ballkanit (6 – 10 shtator 2021 në Prishtinë – në formatin online)./21Media

Back to top button