Danimarka merr me qira 300 qeli në Gjilan
Kosova përfiton 210 milionë € për 10 vjet
Kosova dhe Danimarka së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje për shfrytëzimin e Qendrës Korrektuese në Gjilan për të burgosur nga sistemi i drejtësisë i Danimarkës. Bëhet fjalë për 300 të burgosur e për të cilët, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro kompensim nga shteti danez. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, konfirmoi se kërkesa ka të bëjë për marrjen me qira nga sistemi danez i drejtësisë të Qendrës Korrektuese, e cila ndodhet në Gjilan./21Media