Dardan Berisha largohet nga KB Peja

Basketbollisti i njohur, Dardan Berisha është larguar nga klubi Peja. Berisha nuk do të luajë më për klubin e vendlindjes.

Këtë e ka konfirmuar vet Dardan Berisha, i cili ka njoftuar se nga ky vit nuk do të jetë lojtarë i Pejës, teksa nuk ka hezituar t’i falënderoj të gjithë për kohën e kaluar.
“Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më perkrahen gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshme dhë përherë do mbesin në kujtimet e mija”, ka shkruar Berisha në Facebook./21Media
Back to top button