“Dardanët” arrijnë në Volos të Greqisë

Kombëtarja e Kosovës sonte nga ora 20:45 luan ndeshjen me Greqinë në Volos, atje tashmë kanë arritur një pjesë e tifogrupit “Dardanët”.
Në faqen zyrtare të tifogrupit të Kosovës është publikuar një fotografi nga Volosi.

Greqia është kundërshtari i radhës i Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve dhe pas fitores ndaj Irlandës së Veriut në Prishtinë, “Dardanët” kërkojnë një tjetër sukses edhe ndaj grekëve./21Media

Back to top button