Hovenier takoi gruan kosovare që në kohën e luftës ishte bërë imazh në gazeta ndërkombëtare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është takuar me Sherifen Lutën, fotografia e secilës u bë pasqyra që tregonte luftën brutale të Serbisë në Kosovë në gazeta ndërkombëtare.
Takimi i ambasadorit amerikan me Sherifen ndodhi në ngjarjen e organizuar në rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të dielën.
“Ishte kënaqësi të takova Sherife Lutën dhe familjen e saj në festën e Ditës së Paqes më herët sot. 23 vjet më parë, Sherifja u bë fytyra e një lufte brutale, pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova. Sot, ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovës./21Media

Back to top button