Kaloni te përmbajtja kryesore

“Dardanët” kërkojnë mbështetje në ndeshjen me Bjellorusinë

Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Këtë sfidë “Dardanët” do ta mbyllin me ndeshjen ndaj Bjellorusisë e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Gjasat për kualifikim janë shuar pasi që Kosova barazoi 1-1 me Zvicrën.

Megjithatë “Dardanët” kanë bërë thirrje të mbushen tribunat në “Fadil Vokrri” për ta mbështetur skuadrën në këtë ndrshje të fundit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button