“Dardanët” stërviten edhe sot para nisjes drejtë Irlandës Veriore
Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet tash e katër ditë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë kundër Irlandës Veriore në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.
Sot, nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Belfast. Stërvitja mbahet në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali.
Tashmë dihet që në këtë ndeshje, Kosovës do t’i mungojnë mbrojtësit Leart Paqarada dhe Mërgim Vojvoda si dhe sulmuesi Shkelqim Vladi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?