“Dardanët” zhvillojnë sot stërvitjen e parë për sfidën me Andorran

Kosova do ta vazhdojë rrugëtimin në fazën e grupeve të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 me ndeshjen e radhës, atë kundër Andorras në udhëtim.

“Dardanët”, nën urdhrin e tranerit Gliha do ta zhvillojnë sot stërvitjen e parë në Kampion Nacional në Hajvali me fillim nga ora 11:30.

Për këtë ballafaqim nuk do të jenë në dispozicion Shkëlqim Vladi dhe Ismajl Beka, kurse në dyshim është anësori Edon Zhegrova.

Ndeshja ndërmjet Andorras dhe Kosovës do të zhvillohet më 12 tetor.

Back to top button