​Millanoviq: Serbia duhet të përgjigjet për sulmin në Banjskë

(Lajm i përditësuar)

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka thënë se Serbia duhet të përgjigjet për sulmin e 24 shtatorit kundër Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Millanoviq ka folur në një konferencë për media në Zagreb të mbajtur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se ndodh të tillë nuk duhet lejuar të ndodhë më.

“Qëndrimet janë të qarta ndaj Serbisë, duhet të mos përgjigjet për disa gjëra që nuk mund të jenë të vendosur në një fëmije të vogël. Kush nga kanë ardhur, ata kanë financuar, këto janë ato të gjitha gjërat që i kemi parë në histori, nëse nuk janë ka ardhur, do të thotë se presim një ngjarje të tillë të radhës, dhe nuk duhet ta lejojmë këtë” , ka thënë ai.

Megjithatë, Millanoviq është shprehur kundër sanksioneve meqë sipas tij ato janë në listën me ligjin ndërkombëtar, si dhe nëse nuk miratohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

E derisa ka folur për masat e Bashkimit Evropian kundër Kosovës, Millanoviq ka shtetet që të mos respektojnë ato.

Ai ka kritikuar shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Kosova është nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe natyrisht i ftoj t’i bojkotojnë ato. Këto masa janë disa nga Komisioni Evropian nga zoti Borrell i cili së shpejti shpresoj në pension dhe i ndalojnë nuk masat të akuzuar nga Këshilli i Ministrave, por nga Komisioni Komisioni, nga Borrell, nga i tij, të cilat ndalojnë dhe nuk kërcejnë të gjithë ne që takohen në disa nivele të caktuara me përfaqësuesit e Kosovës, në nivelet e larta, ky është një nivel i lartë, nuk e çfarë është niveli i lartë tjetër. Kështu e sheh komisioni evropian i zgjidhjes së problemit, ndërprerjet e përkrahjes për Kosovën, njohin spanjoll për vite të tëra edhe nga maja e pushtetit të Spanjës, natyrisht mbretin dhe gruan e tij, kryetarin e shumë personave që kanë disa qëndrime dhe burra të caktuar.


Osmani: Jemi me fat që kemi një aleat si Kroacia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosovës është më fat që ka një aleat si Krocia. Ajo në rrjetet sociale ka shkruar se një gjë e tillë po dëshmohet aktualisht.

“Kosova dhe Kroacia e kuptojnë dhe përkrahin njëra-tjetrën pa kushte. Jemi me fat që kemi një aleat të tillë në krah, që na qëndron pranë në kohë të mira e në kohë të vështira. Kjo përkrahje po dëshmohet edhe këto ditë teksa Kosova po ballafaqohet me pasojat e aktit të agresionit të Serbisë. President Milanović, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës.”, ka shkruar Osmani.


Presidenti kroat: Në bazën ku u stërvit grupi serb s’mund të futesh pa aprovim

Presidenti i Serbisë, Zoran Milanoviq ka deklaruar se Serbia duhet t’i japë disa përgjigje mbi sulmin në Banjskë të Kosovës, zhvilluar më 24 shtator.

”Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt”., ka thënë ai në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.


Osmani në Kroaci: Sanksionimi i Serbisë masë parandaluese për sulmet e tjera

Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media në Kroaci u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë për sanksionim ndaj Serbisë, duke thënë se mos veprimi do të sjellë inkurajimin e tyre për sulme ndaj Kosovës.

“Pas aktit të agresionit të 24 shtatorit, fokusi duhet të jetë te vënia e të gjithë autorëve para drejtësisë së Republikës së Kosovës, marrja e garancive të forta të sigurisë sidomos për ta ruajtur kufirin ndërmjet Kosovës e Serbisë si dhe frenimi e sanksionimi i Serbisë për veprimet e saj si masë parandaluese për sulmet e tjera në të ardhmen”, ka thënë Osmani

Sipas saj nëse nuk merren masa nga komuniteti euro atlantik, Serbia do të ndihet më e inkurajuar për të vazhduar me akte e sulme tjera

“ me qëllimin përfundimtar, me atë që është dëshmuar nga të gjitha provat, aneksimi i veriut të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Osmani më tëj ka shtuar se Tutje Kosova mbetet e palëkundur në vizionin dhe përpjekjet e saj për të pasur raporte të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.


Osmani pritet me nderime të larta në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta nga homologu i saj, Zoran Milanoviq në Kroaci.

Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Po ashtu  Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.


Presidentja Osmani sot takime me krerët e shtetit në Kroaci

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka po qëndron në Kroaci për një vizitë zyrtare dyditore me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Milanoviç.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit nga Presidenca Osmani do të takohet sot me homologun e saj për të vazhduar pastaj edhe me kryetarët e Kuvendit të Kroacisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kroacisë.

Gjatë qëndrimit të saj në Kroaci, ndër të tjera e para e vendit do të takohet edhe me pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në Kroaci.

Sipas njoftimit, udhëheqësit e të dyja shteteve do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, situatën politike dhe të sigurisë në Evropën Juglindore, ngjarjet aktuale në veri të Kosovës dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore.

Back to top button