DASH kërkon që diskutimet për dinarin të vazhdojnë me urgjencë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që diskutimet për dinarin të vazhdojnë me urgjencë.
Zëvendës-zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel në konferencë për media ka thënë se DASH ka mirëpritur diskutimet që janë mbajtur në Bruksel për çështjen e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.
“Këto janë bisedime që i mirëpresim, që po mbahen sot në Bruksel brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përfshirë diskutime për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës. Besojmë se këto diskutime duhet të vazhdojnë me urgjencë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është kanali adekuat për të zgjidhur këto çështje të ndërlidhura me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë zëvendës-zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel në konferencë për media.